Jonian Dervishi

AKEP veprime te dyshimta me domainet .al?!

Postuar ne daten 2011-12-02
Pelqime
0

Pershendetje, po bej kete postim per dicka qe me ka ndodhur per here te trete me AKEP ne lidhje me rregjistrimin e domaineve .al

Para pak kohesh aplikova per nje domain dhe te nesermen me erdhi pergjigje nga AKEP qe aplikimi nuk pranohet per mos plotesim te sakte te te dhenave (pa specifikuar se cfare). 

Ndoshta kjo eshte normale, kontrollova formularin, nuk mu duk me probleme dhe gjithsesi plotesova nje te ri dhe e dergova. Prita pergjigje per nje kohe te gjate por asgje. Nje dite kontrolloj domainin dhe me doli i rregjistruar... 

Rasti i dyte ishte i ngjashem, kete here domaini doli i rregjistruar 2 dite mbasi mua nuk mu pranua aplikimi per te njejten arsye.

Rasti i fundit eshte me domainin blogs.al per te cilin une aplikova disa dite para se te shkoja ne Kosove per te folur per ditari.im ne SFK11. Aplikimi nuk u pranua perseri per te njejten arsye:

-----------------------------------------------

I / E nderuar Z / Znj

Si rrjedhim i shqyrtimit ne baze te “Rregullores se Administrimit te Emrave te Domaineve nen .al dhe nen domainet .com.al, .org.al, .gov.al, .edu.al, .mil.al dhe .net.al” e miratuar me vendimin e Keshillit Drejtues te ERT Nr. 437 date 21.02.2008, 

NUK PRANOHET aplikimi juaj per regjistrim e emrit te domainit: blogs.al

Informacion: Formulari i aplikimit nuk eshte i plotesuar qarte. Ju lutemi qe te plotesoni formularin me kujdes dhe me germa kapitale ne                  menyre te dallushme qartazi dhe sakte ne te gjitha te dhenat qe kerkohen, qe nga emri per te cilin aplikoni e deri ne fund               kur nenshkruani.

 

-----------------------------------------------

Ok thash, ndoshta gabimi im perseri keshtu qe e plotesova dhe e dergova prap. Asnje pergjigje!! Sot kur po provoja http://whois.domaintools.com per whois te domaineve .al rastesisht vura blogs.al dhe pash qe domain ishte i rregjistruar!!! 

Nuk e di si eshte puna, eshte rastesi apo cfare por me duket pak e dyshimte... keni pasur edhe ju probleme me domainet .al? (pervec vonesave disa jave deri ne muaj...)

 

Komente:

Nga XO ne daten 2011-12-02
o jono mos ke harruar qe bashk me ns te vendosesh dhe IP ose kontrollo adresen postare per ndonje gabim nqs nuk ke problem me keto ateher esht veprim i dyshimt nga ana e tyre. doja te dija a ke kontaktuar ne telefon me ata?
Nga Joni ne daten 2011-12-02
Mund t'a beja 1 here gabimin po jo 3 here dhe te ndodhe e njejta gje...

Nuk i kam kontaktuar dhe s'kam ndermend t'i kontaktoj se ato tashme jane te rregjistruara, s'pres ndonje zgjidhje.
Nga Arianit ne daten 2011-12-02
Frontrunning https://en.wikipedia.org/wiki/Domain_name_front_running Mundesh me i hedhe ne gjyq ne baze te evidences.
Nga XO ne daten 2011-12-02
mir do beje po ti kishe kontaktuar qe tek aplikimi par dhe te informoheshe se ketu tek ne cfar nuk ndodh "Ne nuk jetojme ne nje vend normal!"
Nga Arianit ne daten 2011-12-02
Bone ni test me ni domain nonsens mos po regjistrohet njejt.
Nga rahmanlimani ne daten 2011-12-02
O keto jane idiotlleqe, ndoshta pronarit i ka pelqy ideja jote dhe nuk ta regjistron, shum e thjesht !!!
Nga Guid ne daten 2011-12-07
Ne fakt duhet te kesh perdorur formularet e vjeter, nejse mua me ka ndodhur qe te ma marrin te me ndryshojne pronesine e nje domaini qe e kisha regjistruar disa muaj me parė.
sidoqofte me ngarkesen qe kane ata, keto gabime jane te pa evitueshme, ose nqs ke pasur konflikt me ndonjerin prej atyre.
Nga PR10 ne daten 2011-12-10
mendoj qe ti sje i afte qe te kesh ne pronesi nje domain te tille.ke vite qe meresh me ket pune dhe ske bere nje gje te hajrit.hic dore me mire.bota ka nevoje per inovator dhe ide te reja.ti ske asnjeren nga kto ,sado qe te mundoheshm sado qe te dishm kot se kot ngelesh. (nga nje qe te njeh)
Nga Joni ne daten 2011-12-13
Sa u hap mundesia per te regjistruar domaine parvjet nisa nje email me 9 aplikime, mu refuzuan me te njejten auto-reply te mesiperme. Nuk isha ne Shqiperi - pas 2-3 ditesh ime me shkon te AEKP dhe i dorezon te printuara - ishin te zene te 9a :) kshu qe e kane gjet mire ato te aekp ne bejme punen ato bejne regjistrimin per shefin :P.
Nga Joni ne daten 2011-12-16
Guid, s'besoj se eshte ai problemi duke pare edhe komentin e Joni-t tjeter me poshte :)

PR10, thnx per komentin por nese je dikush qe me njeh shkruaje emrin :)

Joni, me vjen mire qe komentove qe t'a shohin te gjithe qe s'eshte nje rast i vecuar imi...


Komentoni:

Emri :
E-Mail :
Komenti :

Kush jam

Une jam Jonian Dervishi , student ne Fakultetin e Drejtesise dhe ne degen "Shkenca Kompjuterike" ne Universitetin Planetar te Tiranes.

Prej disa vitesh punoj si zhvillues programesh kompjuterike (kryesisht zhvillues programesh interneti) dhe jam bashkethemelues i Studio iShqip

 

Twitter

Shkrime qe pelqej